Sulm me armë në mesnatë në një banesë në Durrës

Sulm me armë në mesnatë në një banesë në Durrës

11:35, 27/04/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manzë të Durrësit. Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë një banesë në këtë zonë.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur për SYRI.net se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri, duke qëlluar në breshëri drejt banesës së 39-vjeçarit me inicialet E. T. Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të dëmtuar, por disa dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë dhe për identifikim e arrestimin e personave që kanë qëlluar me armë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes mësohet se janë gjetur 18 gëzhoja kallashnikovi.

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco