Llalla sulmon Tahirin: Po fshehin drogën, asgjësimi bëhet pa praninë e prokurorisë

Llalla sulmon Tahirin: Po fshehin drogën, asgjësimi bëhet pa praninë e prokurorisë

10:24, 21/04/2017

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka ngritur shqetësimin për fenomenin e sasive të mëdha të kultivimit të kanabisit në vendin tonë.

Gjatë një konference për shtyp së bashku me ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili, Llalla sulmoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke thënë se ka një nivel të ulët të zbulueshmërisë së kultivuesve të drogës, nga ana e përgjegjësve të kontrollit të territorit.

“Ka sasi të mëdha kultivimi lëndësh narkotikike. Ky është problem tepër shqetësues. Ajo që është shqetësuese është që strukturat ligjzbatuese që kanë detyrë të kontrollojnë territorin, mbetet tepër i ulët zbulimi i kultivuesve”, tha kryeprokurori.

Llalla tha se një problematikë tjetër e rëndësishme është asgjësimi i lëndës narkotike që bëhet nga forcat e policisë. Kjo provë materiale, tha Llalla, në shumë raste bëhet pa praninë e prokurorit në kundërshtim me ligjin.

Në këto raste, kryeprokurori paralajmëroi se do të ketë arrestime të oficerëve të policisë që në mënyrë të paligjshme asgjësojnë provat materiale pa praninë e prokurorit përgjegjës.

“Problematikë tjertër është administrimi i provave materiale. Lënda narkotike duhet të asgjësohet në prani të prokurorit. Kur ka dyshime që prova materiale agjësohen në mënyrë të paligjshme, të fillojë hetimet ligjore dhe të vendosë para drejtësisë autorët”, tha Llalla.

Kryeprokurori paralajmëroi gjithashtu edhe vartësit e tij, që nuk do të ketë tolerime ndaj atyre që shkelin ligjin./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai cuni22/04/2017 17:14

po c'thot ky mo? Normale po te vendosesh prokuror te ngopur ne para nuk shkojn ne maj te malit kur kapet droga. Kerkoj llogari prokuroreve se policia cdo rrenj bime narkotike qe kap e publikon. Nen drejtim te prokurorit zbatohet procedura e asgjesimit te lendeve narkotive, procesverbali i asgjesimit perpilohet ne 4 kopje ku 1 e mban prokurori.

Durresaku21/04/2017 14:12

Kush duhet te asgjesohet ne prani te prokurorit, ato bimet qe i shkul o te vogla o te medhaja policia e shkrete? Po ku ishit ju kur policia punonte? O ndyresire po mos ki merak se do te duhet te japesh llogari per te gjitha arrestimet me buje qe ben kot...prandaj funksionon vetegjyqesia ketu ne Shqiperi se e gjithe drejtesia me perjashtime te vogla eshte maskarade...

Mirizeka21/04/2017 12:45

Po he pra beni dicka dhe plaseni ne burg ate kelysh se vetem vodhi e kanabizoi vendin. Mos beni vetem deklarata por veproni se nuk ecet perpara me keta plehra qe qeverisen 4 vjet dhe shih ku e katandisen vendin.

Daj Jaku21/04/2017 10:45

Kjo do të thotë që nuk asgjësohet por riciklohet. A nuk k kupton o Ilir që këtu nuk është faji i prokurorit por i policisë së Xhafëa dhe Edrogës.

Ali Daci21/04/2017 10:32

jo o i nderuar , nuk eshte vetem policia fajtore ne gjithe kete kultivim te kanabisit.. nisja nga Saje qorri e perfundo tek policet..

saje xhafaj21/04/2017 10:32

po normal qe kte do te bejn . kur ti emeron anisa qibini te hetoje haki çakon . si mund pretondojme qe ajo do ta hetoje vertet ortakun e te vellait ?

Iliri21/04/2017 10:31

Po ty te kemi vene te hetosh. Pse per fjalime politike je aty ti? Hetoje kush fsheh. Heret s vone maskarenjte do pergjigjen ne gjykata, prokuroret e korruptar do hetohen nje nga nje

Shto koment