DETAJE/ Vrasja në Vlorë dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e vitit 2000. Ja kush ishte objektiv

DETAJE/ Vrasja në Vlorë dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e vitit 2000. Ja kush ishte objektiv

08:17, 21/04/2017
A+ Aa A-

Ergys Gjioveshaj 33 vjeç mbeti i vdekur mbrëmë gjatë një sulmi me armë në një lokal nate në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Gjioveshaj mendoset se ishte objektiv i vrasjes dhe ekzekutimi i tij është bërë për hakmarrje. Në vitin 2000, Ergys Gjioveshaj vrau me armë zjarri L.Alushin. Mendohet se krimi i 17 viteve më parë mund të ketë lidhje me vrasjen e djeshme.

33-vjeçari u qëllua me 6 plumba, duke mbetur i vdekur në vend. Autori qëlloi me armë drejt tavolinës së tij, duke lënë të plagosur edhe 33-vjeçaren Arta Lukën, Florjan Hilën dhe Arsonel Llanajn. Ky i fundit punonte si kamerier në lokalin e natës.

Florjan Hila ndodhej në tavolinën ngjitur me atë të Gjioveshajt. Ndërsa Arta Luka shoqëronte viktimën.

Policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco