Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Kush janë 4 shqiptarët e arrestuar për terrorizëm në Itali. Ja emrat

FOTO/ Kush janë 4 shqiptarët e arrestuar për terrorizëm në Itali. Ja emrat

13:43, 30/03/2017
A+ Aa A-

Policia italiane ka publikuar fotografitë e katër terroristëve kosovarë të cilët kishin planifikuar të kryenin sulm në Venecia. Ata u arrestuan mbrëmë nga policia italianë gjatë një operacioni në 12 lokacione të ndryshme.

Katër shtetasit e Kosovës, të cilët kanë leje qëndrimi në Itali thuhet se kishin në plan të kryenin sulm terrorist në Venecia, sulm të ngjashëm me atë që ndodhi në Londër më 22 mars.

Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar), u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-mafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venecias.

Një prej të arrestuarve është edhe një minoren.

Kosovarët thuhet se planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian në Venecia, Urës Rialto. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    altin30/03/2017 15:29

    Turp e faqe e zeze. E te mendosh se bota e qyteteruar, perfshi dhe Italine, beri te pamunduren per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Bukeshkale qe gjoja ne emer te fese ........ e ku kane fe e besim monstra te ketij lloji.

    beni30/03/2017 13:47

    Dhe kur mendon se kjo europ i hoqi litarin nga fyti Kosoves, kto lajme behen edhe me te trishta!! Na la Tuku islamin si nja semundje !!

    Shto koment

    Denonco