I gjendet drogë dhe municione në banesë, arrestohet 35-vjeçari lushnjar. Emri

I gjendet drogë dhe municione në banesë, arrestohet 35-vjeçari lushnjar. Emri

08:26, 30/03/2017
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar është arrestuar në Lushnje, ku janë sekuestruar drogë dhe municione.

Burime zyrtare nga policia bëjë me dije se në pranga është vënë Gëzim Goga, 37-vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje.

Aksioni i koduar “Koria”, u zhvillua nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Lushnje.

Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtëme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e  tij, u gjetën 1.3 kg lëndë narkotike kanabis, 8.550 fara bime kanabisi, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco