Lirohet drejtori i burgut që u akuzua se favorizoi lirimin e Lul Berishës

Lirohet drejtori i burgut që u akuzua se favorizoi lirimin e Lul Berishës

15:01, 29/03/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka liruar sot Astrit Kotajn, ish-Drejtorin e Burgut të Durrësit, që akuzohej se kishte favorizuar lirimin e ish-kreut të një bande, Lulzim Berishës. Gjykata e Lartë caktoi për të masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje.” 

Në fund të dhjetorit 2016, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kotajn, i cili u akuzua për shpërdorim detyre duke liruar para afateve të përcaktuara ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit kishte rezultuar se Drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) dhe juristi i institucionit, kishin llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulzim Berisha. Ky i fundit duhej të kryente të paktën edhe 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

Prokuroria e Durrësit kishte krijuar "dyshime të arsyeshme se zyrtarët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale te “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuara nga nenet 186/3 dhe 248 të K.Penal."

Por, Kotaj i mohoi akuzat: “Nuk kam lidhje me dinamiken e përllogaritjes së ditëve të dënimit të Lul Berishës. Nuk jam jurist dhe nuk e njoh procedurën. Përllogaritja e ditëve të dënimit është puna e juristit dhe jo e drejtorit të burgut. Nuk i di detajet e kësaj dinamike, pasi nuk e njoh as juridikisht. Jam shmangur sa mundesha nga kjo procedurë pasi nuk e njoh nga ana teknike. Personalisht nuk kam bërë shkelje ligjore si drejtor, kjo është puna e zyrës juridike”.

Megjithatë, për këtë çështje është ende i shpallur në kërkim juristi Tedi Labi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco