Harta ku mund të mbillet kanabis në qarkun e Elbasanit: Ja fshatrat në 7 bashki

Harta ku mund të mbillet kanabis në qarkun e Elbasanit: Ja fshatrat në 7 bashki

10:04, 24/03/2017
A+ Aa A-

Edhe qarku i Elbasanit nuk ka se si i shpëton epidemisë së kultivimit të kanabisit që ka përfshirë në mbarë vendin.

Policia e shtetit ka evidentuar zonat me më rrisk për mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun Elbasan, raporton infoelbasani.al.

Ja cilat janë fshatrat sipas Bashkive ku mund të mbillet kanabis:

Në Bashkinë Elbasan janë Funar, Stafaj, Bradashesh, Shirgjan, Gjinar , Jagodinë.
Bashkia Peqin, Pajovë, Shezë, Trash.
Bashkia Cerrik, Klos, Banjë, Mollas, Selitë:
Bashkia Gramsh, Skëndërbegas, Vidhan, Gribë.
Bashkia Belsh, Dëshiran.
Bashkia Prrenjas Lëpushë, Gafer, Dritaj.
Bashkia Librazhd, Qarrishtë, Steblevë, Orenjë, Draguatunjë, Dardhë.

Këto janë zonat e identifikuar nga policia e shtetit në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal si zonat më të rrezikuara për mbjelljen dhe kultivimin e lëndëve narkotike.Krahasuar me qarqet e tjera Elbasani rezulton me “prodhim” të ulët të bimës narkotike. Megjithatë rreziku mbetet potencial dhe nuk kanë munguar rastet kur janë kapur shtetas të ndryshëm me sasi të konsiderueshme droge. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco