VIDEO/ Vdiq në aksident ditën e ditëlindjes, adoleshenti shqiptar përcillet në mënyrë madhështore

VIDEO/ Vdiq në aksident ditën e ditëlindjes, adoleshenti shqiptar përcillet në mënyrë madhështore

22:45, 22/03/2017
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Aurelio Hasaj, 16 vjeç, ndërroi jetë në një aksident rrugor.

Ngjarja u bë edhe më tragjike prej faktit se adoleshenti humbi jetën ditën e tij të lindjes.

Sot, qindra persona të mbushur me lot, kanë përcjellë për në banesën e fundit adoleshentin shqiptar. Sipas raportimeve nga mediat italiane, funerali i të riut shqiptar u mbajt në bazilikën e vogël të provincës së San Sebastianos në Itali.

Mesha u mbajt nga Kryeprifti At Tindaro Iannelli, ndërsa arkivoli ishte i mbuluar nga flamujt e Shqipërisë dhe Italisë. Jo vetëm kaq, por në nder të tij, Komuna e shpalli ditën e sotme, një ditë zie.

Mesha nuk kaloi edhe pa fjalën e fundit për të dashurin e tyre nga ana e kushëririt të 16-vjeçarit shqiptar, shokët e klasës dhe vëllai tij, Alessio Hasaj. Ky i fundit përmes një fjalimi prekës, ka rrëfyer të gjithë dhimbjen për vdekjen tragjike të Aurelios.

Pasi doli nga bazilika, në sheshin e mbushur nga mijëra persona, arkivoli i Aurelios u përcoll nga muzika që ai e donte aq shumë.

Shqiptari ne momentin e aksidentit po udhëtonte me motor, së bashku me një shoqen e tij kur është përplasur me një shtyllë.

Ai është përplasur me kokë në asfalt ku edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk ka mundur dot të mbijetojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco