Korrupsioni në burgje/ Ish-zv/drejtori Labi tregon pazaret e tenderave

Korrupsioni në burgje/ Ish-zv/drejtori Labi tregon pazaret e tenderave

16:06, 22/02/2017
A+ Aa A-

Ish-zv/drejtori i Përgjithshëm Burgjeve Iljaz Labi ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë pas arrestimit të ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Sipas akuzës, Labi ka pranuar të bashkëpunoje duke treguar të gjitha pazaret e tenderave në burgje gjatë vitit 2015-2016.

Sipas tij, ish-drejtori Artur Zoto e ka orientuar për të takuar dhe biseduar me Ylber Kalanë, për ta shpallur atë fitues të tenderave të ushqimit në burgje. Mësohet se Labi ka dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me tenderin, që korrespondojnë me provat e gjetura në aparatin e tij celular dhe të personave të tjerë të arrestuar.

 Sipas dëshmisë së Labit, ka qenë Artur Zoto, ai që ka vendosur se kush shpallet fitues i tenderave të ushqimit në burgje. Zoto pritet të dalë para gjykatës në ditët në vazhdim për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, dhënë te marten pak orë para arrestimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco