Misteret e të fiktit në shkollën e Elbasanit, mësuesit: S'ka raste të vërteta, po përhapet panik

Misteret e të fiktit në shkollën e Elbasanit, mësuesit: S'ka raste të vërteta, po përhapet panik

10:24, 17/02/2017
A+ Aa A-

Misteret e gjendjes së të fiktit në shkollën “Ali Myftiu” në Elbasan kanë bërë që nxënësit t'i përfshije nje gjendje paniku.

Pas humbjes se jetes se 17 vjeçarit Limon Sollaku, ankthin e ka shtuar nje denoncim qe ka kryer nje nxenes i kesaj shkolle tek JOQ. Ai ka treguar se ishte shok me djalin që humbi jetën dhe tregon për një fakt të çuditshëm që ka ndodhur në shkollën e tyre ditët e fundit. Sipas djalit, ashtu si edhe Limonit që humbi jetën, shumë personave të tjerë në shkollë iu ka rënë të fikët pa asnjë arsye.

Ai shkroi: “Ditët e fundit kanë qenë të çuditshme për çdo nxënës në këtë shkollë. Pardje ishte rasti i parë, ku një nxënësi i ra të fikët, ndërsa po ngjiste shkallët, por atij iu dha menjëherë ndihma e parë dhe shpëtoi. Dje u përsërit i njëjti rast me Limonin, por që fatkeqësisht nuk shpëtoi, ndërsa vetëm 30 minuta më pas i ra të fikët edhe pastrueses dhe po prapë dje një djali tjetër pas mësimit i ra të fikët te dera e shkollës, por shpëtoi pasi profesori që i gjendej afër i dha menjëherë ndihmën e pare. Në lidhje me çfarë u thashë më sipër, për t’ua vërtetuar po ju dërgoj edhe disa foto të kësaj shkolle. Gjithashtu propozoj që ekspertët mjeko-ligjorë, ndërsa zbardhin arsyen e vdekjes së Limonit, duhet të marrin parasysh këtë dukuri të çuditshme, përpara se të jetë vonë."

Por keto interpretime jane komentuar ndryshe nga nje arsimtar i kesaj shkolle. Sipas tij me kete fakt nuk duhet te luhet me pasi nxenesit po i perfshin paniku dhe se nuk jane te verteta rastet e tjera.

Gjithsesi grupi hetimor eshte duke verifikuar situaten ne fjale duke hulumtuar detergjente, laboratoret apo edhe vendin ky kryejne praktiken nxenesit./Infoelbasani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco