Vrasja me 6 plumba e shqiptarit në Itali, lirohet autori i dyshuar. Emrat

Vrasja me 6 plumba e shqiptarit në Itali, lirohet autori i dyshuar. Emrat

17:40, 24/01/2017
A+ Aa A-

Armando Gorezi është liruar nga gjykata e Apelit në Torino, që ka hedhur poshtë dënimin e Gjykata së Shkalles së Parë me 12 vjet burg, raportojnë sot mediat lokale.

Gorezi u akuzua se në gusht të vitit 2011 ekzekutoi me 6 plumba bashkëkombësin e tij, Idrit Kuci. 42-vjeçari shqiptar, u ekstradua drejt Italisë, pasi ishte arratisur në Shqipëri.

Ansa shkuan se ky vendim është dhënë për faktin se ndaj shqiptarit të akuzuar munguan provat. Në bazë të kërkesës së gjykatës italiane, Gorezi u kap në Shqipëri, në 14 shkurt 2015 dhe më pas u ekstradua në shtetin fqinj.

Pas hetimeve të organit të akuzës, pak ditë para se të ndodhte ngjarja, Kuçi kishte sulmuar e kërcënuar Gorenin, ndërsa u dyshua se shkak mund të ishte bërë prishja e pazareve të prostitucionit, apo xhelozitë personale. “Asgjë prej këtyre”, ka komentuar avokati mbrojtës i Gorezit, Basilio Foti dhe kolegu i tij, Gian Paolo Zancan, duke shtuar se: “Ne kemi pasur të drejtë, pas shumë vitesh, augmentet tona u vërtetuan se ishin të sakta. Mungonin provat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco