VIDEO-FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Tropojë, familja me 14 anëtarë mbetet në qiell të hapur

VIDEO-FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Tropojë, familja me 14 anëtarë mbetet në qiell të hapur

14:31, 15/10/2016
A+ Aa A-

Një banesë në fshatin Kepenek të Tropojës është shkrumbuar si pasojë e zjarrit të rënë në këtë ndërtesë mbrëmjen e djeshme.

Fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa shkak i zjarrit mësohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e amortizimit të instalimeve elektrike.

Janë 14 anëtarë të kësaj familje që kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre u shkrumbua tërësisht. Ata i bëjnë apel shtetit dhe institucioneve përkatëse për t’i ndihmuar për shkak të gjendjes ekonomike, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër ku të strehohen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco