Çahet rrethimi i aeroportit të Rinasit

Çahet rrethimi i aeroportit të Rinasit

13:59, 17/01/2017
A+ Aa A-

Rrethimi i sigurisë së aeroportit të Rinasit është çarë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është bërë në disa vende të ndryshme.

Burime nga policia thanë për SYRI.net se janë njoftuar nga ana e autoriteteve për çarjen e rrethimit të aeroportit ndërkombëtar, ku disa muaj më parë ndodhi edhe një grabitje spektakolare, ku disa persona grabitën një sasi të madhe parash nga një avion që do ti transportonte për jashtë vendit.

Burimet policore thanë se gjatë natës, në aeroportin e Rinasit është dëmtuar në 5 vende të ndryshme në distancë 1-2m rrjeta e telit e rrethimit të aeroportit.

Nuk ka ende asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa po hetohet se cili ka qenë qëllimi i këtyre veprimeve, që mund të kenë të bëjnë me ndonjë grabitje të dështuar. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

agimi17/01/2017 16:07

Shtet dhe polici e vendit SHTET

Shto koment

Denonco