Dëshmi të reja për aksidentin fatal me 4 viktima në Sukth

Dëshmi të reja për aksidentin fatal me 4 viktima në Sukth

15:32, 13/10/2016
A+ Aa A-

Të dhëna të reja dalin në dritë pas aksidentit tragjik që u regjistrua në orët e para sot në Sukth ku humbën jetën 4 persona.

Sipas një dëshmie të mbërritur në postën elektronike të ish kryeministrit Berisha thuhet se automjeti që lëvizte në krahun e kundërt, në fakt po ndiqej nga policia dhe i kish ikur patrullave.

Berisha e nis postimin e tij me fjalët:

“Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe ndarë me to dhimbjen e madhe, i bëj thirrje prokurorisë të hetojë dhe zbardhë me përparesi këtë informacion për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik që tronditi sot mbare vendin”.

Konkretisht sipas denoncimit që bën publik ish kryeministri Berisha thuhet se:

“Pershendetje po ndjek parlamentin te lutem Dr thuaj Saje qorrit se vdekja e 4 te rinjeve ne autostrad eshte shkaktuar nga policia Burim i sigurt,Djali qe u perplas me makinen e 3 vajzave ishte ne ndjekje nga policia qe i ishte vene pas me sirene ndezur". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco