Kapen 7 'mjeshtrat' e grupit kriminal shqiptar, të perfeksionuar për vjedhjen e sendeve me vlerë  Grabitjet e bandës

Kapen 7 'mjeshtrat' e grupit kriminal shqiptar, të perfeksionuar për vjedhjen e sendeve me vlerë

11:18, 24/03/2018
A+ Aa A-

Karabinieria e Sienës ka ndërmarrë një operacion kundër bandave që vjedhin shtëpitë në zonën midis Toscana dhe Umbria. Në kuadrin e hetimit të quajtur “Off line”, karabinierët kanë ndaluar 7 persona, që i përkasin një grupi kriminal shqiptar që vidhte banesa dhe shiste sendet e vjedhura.

Rreth 70 herë kishte goditur kjo bandë në shumë banesa në Siena, Arezza, Firenze e Perugia. Banda i shiste sendet e vjedhura e sidomos bizhuteritë dhe objektet e çmuara  nëpërmjet ndërmjetësve toskanë dhe nga Umbria e paratë i dërgonte në Shqipëri.

Hetimet e drejtuara nga prokurori i Republikës së Siena, Salvatore Vitello dhe zv.prokurori Aldo Natalini treguan se cilat ishin rolet dhe detyrat e anëtarëve të kësaj bande./SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco