Fier,  grabitësi i vrarë nga policia në morg, i plagosuri  37 vjeç, rëndë në spital

Fier, grabitësi i vrarë nga policia në morg, i plagosuri 37 vjeç, rëndë në spital

08:46, 23/03/2018
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka identifikuar dy grabitësit që mbetën njeri i vrarë dhe tjetri i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit që pati me ta pas mesnate.

Emrat nuk janë dhënë, por i plagosuri është 37 vjeç dhe është në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit. Shoku i tij i vdekur u dërgua në morg.

Kontrollet nga Policia po vazhdojnë për kapjen e dy personave të tjerë të arratisur, pas përplasjes me armë që ndodhi në orën 3 të natës.

Grabitësit e armatosur me pistoleta dhe automatik po thyenin derën e shtëpisë së qytetarit Minela Muça në lagjen 29 nëntori të Fierit, por dikush ka njoftuar policinë për veprën e tyre.

Një e moshuar tha se dëgjuan zhurma dhe u frikësuan, ndaj njoftuan Policinë. Autorët panë efektivët dhe zbritën me shpejtësi nga akti i tretë në të parin. Aty, të gjendur përballë Policisë, ata kanë shtënë me armët e tyre drejt Policisë, e cila i është kundërpërgjigjur.

Vrasja e njerit prej tyre dhe plagosja e tjetrit ka ndodhur në katin e parë të pallatit, ku duken edhe gjurmët e plumbave. Dy të tjerët u arratisën në errësirë me një makinë.

Familja Muça ndodhej në banesë në momentin e tentativës për t'u grabitur. Minella Muça bën një jetesë modeste, ai punon shofer dhe nuk zotëron biznese.

INFORMACIONI PARAPRAK NGA POLICIA

Policia e Fierit ka dhënë një informacion paraprak mbi shkëmbimin me armë që ka pasur me grabitësit gjatë natës dhe një viktimë nga radhët e grabitësve.

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit Minella Muça, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco