Arrestohen në Shkodër kontrabandistë cigaresh me Malin i Zi, ja emrat

Arrestohen në Shkodër kontrabandistë cigaresh me Malin i Zi, ja emrat

10:59, 22/03/2018
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka bërë arrestimin e katër personave për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë nga Mali i Zi në Shqipëri. Finalizimi i operacionit të koduar "Vijimësia" ka çuar në sekuestrimin  e  90 koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete.

Janë arrestuarit nga policia - Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.

 - Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.

- Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.

- Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe  i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Ndërkohë me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:

• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme

• 7 telefona celular

• 14.675 euro

• 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco