VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, shpëtohen dy fëmijë dhe një moshuar

VIDEO/ Përmbytjet në Shkodër, shpëtohen dy fëmijë dhe një moshuar

22:37, 21/03/2018
A+ Aa A-

Dy të mitur dhe një 60 vjeçar, të mbetur të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave të lumit Kir në Shkodër, janë shpëtuar nga policia lokale dhe FNSH-ja Shkodër.

Rreth orës 18:00, përmes një telefonate, është kërkuar ndihmë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujerat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve, njoftoi Policia e Shkodrës.

Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.

Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijët e moshës 14 vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve.

Të tre u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco