Mos kalo me makinë nëpër Elbasan, ja çfarë mund të të ndodhë....

Mos kalo me makinë nëpër Elbasan, ja çfarë mund të të ndodhë....

10:01, 21/03/2018
A+ Aa A-

Gjatë ditëve te fundit policia e qarkut të Elbasanit ka nisur siç duket nje aksion të shtrirë në kohë dhe në të gjithë hapsiren e qarkut për të kontrolluar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e atomjeteve. Janë goditur shumë raste por bie në sy se pothujse në të gjitha rastet e penalizimit të drejtesuve të automjeteve ata kanë qënë në gjendje te dehur dhe duke drejtuar makinën, shkruan Syri.net.

Në njoftim për shtyp të policisë së këtij qarku edhe gjatë ditës së sotme por edhe në atë të ditës së djeshme vërejmë se, Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Grigor Hida, 20 vjeç banues në Elbasan dhe se Arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën “Qemal Stafa” Elbasan është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Mentor Hasko, 33 vjeç banues në Berat dhe se Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Gostimë Cërrik është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë në gjendje të dehur.

Fation Oruçi, 33 vjeç banues në Elbasan dhe se arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Belsh – Grekan duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip “Volksëagen” është përplasur me një mjet autobuz tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A.H., 60 vjeç banues në Elbasan. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ardit  Hyseni, 34 vjeç banues në Elbasan dhe se arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën “28 Nëntori” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.

Arjold Hysenllari, 22 vjeç banues në Pogradec, dhe se arrestimi i tij, u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Besmirit” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar  mjetin tip “Ford” pa leje drejtimi.

Maksim Çota, 27 vjeç banues në fshatin Funarëz Librazhd dhe se arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Librazhd – Lunik, në fshatin Togëz është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa targa dhe pa leje drejtimi.

Për të gjithë këta policisa ka referuar Materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi" .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco