Kush është ‘Juli i Pashakos’ që sfidoi policinë/ Konfliktet me bandën e Aldo Bares dhe…

Kush është ‘Juli i Pashakos’ që sfidoi policinë/ Konfliktet me bandën e Aldo Bares dhe…

11:55, 18/03/2018
A+ Aa A-

Policia e Lushnjes arrestoi një 37 vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të uniformave blu.

Ai quhet Julian Sulo dhe sipas policisë, ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMW të blinduar, kur në lagjen “Gafur Muço” të Lushnjes iu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll.

37-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe u largua, duke braktisur më pas edhe makinën. Uniformat blu të Lushnjes dhe FNSH e Fierit u vunë në ndjekje të tij, dhe e arrestuan në lagjen “18 Tetori”.

Në afërsi të mjetit të braktisur u gjet një pistoletë tip “Grand Power Q 100”, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Julian Sulo, me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnje.

Ai gjithashtu njihet ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Para disa muajsh, emri i tij u përfshi në hetimet për masakrën e Lushnjes ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Por pasi u vetëdorezua, ai është lenë i lirë, raporton GSH.

Edhe pse u përfol si personi i tretë i përfshirë në vrasje, blutë nuk kanë arritur të gjejnë një lidhje mes tij dhe krimit, duke e lënë të lirë.

Rreth një vit më parë 36-vjeçari u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco