Arrestohen sërish shqiptarët e ‘Audi A6’, po arratiseshin drejt Vienës

Arrestohen sërish shqiptarët e ‘Audi A6’, po arratiseshin drejt Vienës

22:58, 19/11/2016
A+ Aa A-

Tre shqiptarët e arrestuar në Itali 4 ditë më parë në Itali dhe që të nesërmen u liruan, sot janë arrestuar përsëri nga autoritetet italiane.

Në momentin e udhëtimit, shqiptarët e bandës së ‘Audi A6’ u ndaluan në aeroport teksa po përpiqeshin të hynin në aeroplan për të fluturuar drejt Vienës.

Më 15 nëntor ata u kapën në Meduna pas një ndjekje me makinë nga policia.

Ata u kapën me mallra të vjedhura në makinën e tyre ‘Audi A6’, por u lanë të lirë me kusht nga gjykatësi. Ndërkohë që sonte tentuan të largoheshin nga vendi edhe pse ndaj tyre ka një procedim penal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco