FOTO/ ‘E vara se ma solli në majë të hundës’. Skandal në Librazhd, xhaxhai torturon nipin 4 vjeç

FOTO/ ‘E vara se ma solli në majë të hundës’. Skandal në Librazhd, xhaxhai torturon nipin 4 vjeç

15:54, 13/02/2018
A+ Aa A-

Fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa.

Denoncimi ka mbërritur për Gazetën Shqiptare nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.

Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Kryekurvat politikurvat13/02/2018 22:50

    Per c'fare sherbimesh keni fjalen kur shqiptaret jane udhehequr dhe vazhdojne te udhehiqen nga skizofrene,pijanece,drogaxhinj dhe perverse bije putanash

    Krist13/02/2018 20:08

    Keta jane patriotet,apo vendalinjte e Taulant Palles.Si duket,eshste vendi qe ndikon tek keta loj robsh.

    Eno13/02/2018 19:26

    Njelloj..Jane turqite

    Iliri13/02/2018 17:44

    A ka sherbime sociale ne kete vend qe t'ia heqin me ligj nga duart kete femije ketyre te semureve mendore apo nuk ka? Keta njerez nuk po rrisin nje njeri! Po rrisin nje viktime qe nje Zot e di se c'do te behet neser me kete dhune e barbari qe ushtrohet ndaj tij!

    F GjOKA13/02/2018 16:23

    Idjotë turkoshakë, meritojnë më të keqen..

    Nje njeri i thjeshte13/02/2018 15:56

    Ky lloj nuk mund te quhet as kafshe...

    Shto koment

    Denonco