Marku nuk ndalet/ Brenda janarit s’ka më prokurorë të komanduar nga Llalla…

Marku nuk ndalet/ Brenda janarit s’ka më prokurorë të komanduar nga Llalla…

10:54, 20/01/2018
A+ Aa A-

Kryeprokurorja Arta Marku brenda janarit do të ndërpresë të gjitha komandimet e prokurorëve. Deri më tani, Kryeprokuroja ka ndërprerë komandimet e 6 prokurorëve, ndërkohë që janë edhe 24 prokurorë të tjerë që janë të komanduar në detyrë.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se në bazë të urdhërit të Markut, të gjithë prokurorët do të kthehen në vendet e tyre të punës, atje ku janë emëruar.

Pak ditë më parë ajo firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil20/01/2018 12:16

Sipas fotos qe po shof, qeka Pretty Woman!

Sonja 20/01/2018 11:12

I urojme prokurores pune te mbare. Ajo duhet te lihet e lire te vazhdoj ne punen shume te veshtir qe ka. Ajo eshte nje prokurore qe askush nuk munde te thote asgje, nuk eshte e perlyer me asgje. Menyra se u zgjodh, pak me probleme, por asgje me shume. Nderko qe Llalla ishte vetem nje thes i fryr dhe i mbushur me llum dhe paaftesi, e afera korruptive.

Shto koment

Denonco