FOTO/ ‘Nga Shqipëria në Francë për të shitur drogë’. Njerëzit nga Tirana që kontrollojnë rrjetet

FOTO/ ‘Nga Shqipëria në Francë për të shitur drogë’. Njerëzit nga Tirana që kontrollojnë rrjetet

15:51, 19/01/2018
A+ Aa A-

‘Në Shqipëri të gjithë janë gati të vijnë në Francë për të shitur drogë’

Ky është titulli i portalit francez Le Progres, për trafikantët e drogës mes Shqipërisë e Francës. Ky titull në realitet është marrë nga biseda telefonike mes dy trafikantëve në Saint Etiene të Francës. Kjo bisedë është regjistruar nga policia franceze në rrjetën e së cilës ka rënë “koka e trafikut” në Saint Etiene, një djalë 16 vjeç i quajtur Eraldo Dine.

Ky trafikant është kapur të enjten dhe për çudinë e policisë franceze ka qenë i gatshëm të deklaronte gjithçka pa ju trembur syri, ndryshe nga çfarë ndodh shpesh me të tillë persona që aplikojnë para drejtësisë kodin e heshtjes.

Përmes kësaj dosjeje, policia franceze ka mundur të kuptojë se “disa individë nga Shqipëria komandojnë trafikun e drogës në Francë…”

Eraldo Dine, pasi ka punuar disa kohë për person tjetër që i jepte urdhra nga një vend i Ballkanit, ka blerë për 7500 euro “postin” e ri që i jepte mundësi të kishte në varësi disa klientë në Sant Etiene, të cilët shpërndajnë/shesin drogën te përdoruesit.

Erladi jetonte e punonte në Saint Etiene, ku kishte strehuar gjithashtu edhe të gjithë shitësit e drogës që kishte në vartësi. Eraldi merrte kërkesat përmes telefonatave që i vinin nga përdoruesit dhe menjëherë shitësi i dërgonte me sasinë e kërkuar të drogës.

Për të mos rënë në sy, edhe Erladi edhe shitësit e drogës i ndërronin shumë shpesh numrat e telefonit. Sidoqoftë 7 prej tyre ishin ndjekur nga policia e Sant Etienit gjatë 5 muajve të fundit.

Njëri nga shitësit e drogës që u kap në Saint Etiene, i kishte pohuar policisë se “ai ishte rekrutuar në Itali pasi ishte nisur nga Tirana për të shitur drogë në Francë me një pagesë prej 1500-200 euro në muaj…”.

Erladi, duke u cilësuar si “koka e trafikut” është dënuar me 7 vjet burg sepse ka rezultuar se ka shitur heroinë gjatë 5 muajve kundrejt një page prej 45 mijë euro në muaj. Eraldi ishte një nga nyjet e rrjetit të shpërndarjes së heroinë në Saint Etiene që telekomandohet që nga Tirana.

Marrë nga Leprogres.fr-Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco