FOTO/ Vdekja misterioze e shqiptares në Francë, u gjet e pajetë lakuriq në kanal. Familja tregon se…

FOTO/ Vdekja misterioze e shqiptares në Francë, u gjet e pajetë lakuriq në kanal. Familja tregon se…

17:59, 18/01/2018
A+ Aa A-

Një ditë vjeshte me diell, në shtator 2014, trupi i një gruaje u nxor nga kanali Lunel, pjesë lumi që kalon në një sipërfaqe të sheshtë, të kënetës së Montpellier. Policia franceze fillimisht supozonte se ajo ishte mbytur. Nuk kishte shenja të lëndimit, por lakuriqësia e saj ishte një arsye e fortë hetime.

Trupi ishte i Silvana Beqiraj, grua shqiptare. Silvana banonte në Ndërmenas, një fshat në rrethin e Fierit, një qytet industrial 100 km larg kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Një nënë e divorcuar e dy fëmijëve, ajo kishte migruar në Francë katër vjet më parë, (nga ajo kohë) duke lënë fëmijët e saj të vegjël me prindërit e saj.

Një tjetër grua shqiptare, Bukurie Elmazi, gjithashtu nga Fieri, kishte shkuar në Francë me Silvanën në vitin 2011, duke e bindur atë të emigronte për “mundësi më të mira”, sipas asaj që tregon familja e Silvanës. Ishte pikërisht Elmazi ajo që e identifikoi trupin.

“Ajo na tha se kishte shkuar atje për t’u kujdesur për një grua të moshuar”, thotë babai i Silvanës, Mehmet Beqiraj, për The Guardian. “Por ne të gjithë ishim ne merak dhe me dyshime”.

Image

Një hetim vrasje u hap në Francë pasi u zbulua se Silvana ishte përfshirë në prostitucion në Montpellier, por familja ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është vërtetuar kurrë nga policët ose patologët mjeko-ligjorë, dhe deri më sot askush nuk është arrestuar ose akuzuar.

Familja e Silvana refuzon të pranojë se vajza e tyre është trafikuar, duke preferuar të besojë se nëse ajo ishte në prostitucion, ajo ishte vullnetare.

Image

Vëllai i saj thotë se burrat që “morën Silvanën në Francë” ende jetojnë në fshat, ndërsa Mehmet pohon se Silvana ka dërguar vetëm shuma të vogla parash, kur ajo ishte në gjendje. Sigurisht, nuk kishte asnjë shenjë pasurie në shtëpinë e familjes.

Pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij, Mehmet udhëtoi për në Montpellier për t’u takuar me policinë.

“Shqiptarët [në konsullatë] siguruan vetëm një përkthyes dhe asgjë tjetër. Unë u trajtova keq dhe ata ishin arrogantë dhe më injoruan mua,”thotë ai.

Trupi i Silvanës u mbajt nga mjekët në Francë për shtatë muaj. Kur u lirua, familja u informua se do të paguante minimum  6,000 € . “Ne nuk kemi para, por i gjetën” thotë Mehmeti. Jeta në fshat nuk ishte e lehtë për Silvanën. Si me shumë gra nga komunitetet tradicionale shqiptare, ajo u martua me mblesëri kur ishte vetëm 20 vjeç.

Image

Pas pesë vjetësh, Silvana u divorcuar dhe u kthye në shtëpinë e familjes me fëmijët e saj. Brenda një viti Silvana takoi Nuri Çela, një burrë nga një fshat fqinj. Jo shumë kohë pasi çifti u zhvendos të jetonte bashkë, Çela u qëllua për vdekje ndërsa hynë në shtëpi. “Ishte çështje  borxhi”, thotë nëna e Slvanës, Yllka, duke qarë.

Sipas një gazetareje, Laureta Rroshi, Silvana i kishte dhënë paratë një bande trafikimi për të organizuar transportin e saj dhe ta fuste atë në rrjetin prostitucionit në Francë. Silvana më pas ndryshoi mendjen dhe kërkoi që paratë të ktheheshin.Është e pamundur të thuhet saktësisht pse Silvana pranoi të shkonte në Francë. Por ajo që dihet për trafikimin e grave nga Shqipëria rurale është se atyre u premtohet një jetë më e mirë, pastaj përfundojnë duke u lidhur me borxhin si rezultat i shpenzimeve të zhvatura për udhëtimin dhe strehimin të vendosur nga trafikantët. Familjet e tyre në shtëpi marrin kërcënime nëse nuk respektojnë vendimet e bandave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco