Kërkohet hetim disiplinor për kryegjykatësin e Shkodrës/ Ja pse akuzohet...

Kërkohet hetim disiplinor për kryegjykatësin e Shkodrës/ Ja pse akuzohet...

16:37, 18/01/2018
A+ Aa A-

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar KLD-së një hetim disiplinor për kreun e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

Kërkesa për këtë hetim bazohet në denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.

Ndërsa për kancelarin e kësaj gjykate, Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të marrë masat e parashikuara nga ligji, pas konstatimit të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco