Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO - FOTO/ Ndjekje ‘sureale’, 3 shqiptarë hidhen nga ura për t'i shpëtuar policisë

VIDEO - FOTO/ Ndjekje ‘sureale’, 3 shqiptarë hidhen nga ura për t'i shpëtuar policisë

23:36, 15/11/2016
A+ Aa A-

Të zënë në kurth nga karabinierët në kufirin mes provincës Pordenone dhe Veneto-s, pas një ndjekje që të lë pa frymë, banda e “Audit A6” ka përfunduar në pranga rreth orës 20 të ditës së sotme në Meduna di Livenza, më afërsi të urës që lidh fshatin San Giovanni me qendrën e Meduna-s, 4 km nga kufiri me Friulin perëndimor.

Kështu e nis artikullin e sotëm “Il Mesagiero”, në qendër të së cilit janë tre shqiptarë, të gjithë më pak se 30-vjeç, që janë vënë në pranga nga policia italiane.

Audi A6 e errët, e vjedhur në Pordenone, ishte rrethuar nga patrullat e policisë me një lëvizje që nuk iu la shpëtim. Një makinë i kishte zënë rrugën në një anë të urës, ndërsa të tjera më anën tjetër. E gjithë kjo zhvillohej në një kohë kur trafiku ka qenë i pranishëm dhe shoferë të shumë filmonin ngjarjen me celularë.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, braktisën makinën dhe u hodhën nga ura në lumë për t’u shpëtuar policisë.

Dy nga shqiptarët nuk kanë notuar gjatë. Teksa dritat e zjarrfikësve ndriçonin sipërfaqen e ujit, ata janë pikasur dhe janë nxjerrë në breg nga zhytësit në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, shqiptari i tretë, kishte arritur me not pyllin në bregun tjetër të lumit, por në fund edhe ai u arrestua. Ndjekja e policisë ndaj të arrestuarve ka zgjatur disa orë.

Tre shqiptarët akuzohen për disa vjedhje, dhe përdornin Audin A6, për t’u larguar nga vendngjarjet. /Syri.net/

    Klikoni këtu për VIDEO

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco