Ngjarje e rëndë në Kuçovë, gjendet në një kanal trupi i pajetë i një 62-vjeçari

Ngjarje e rëndë në Kuçovë, gjendet në një kanal trupi i pajetë i një 62-vjeçari

15:46, 10/12/2017
A+ Aa A-

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në Kuçovë. Burime nga policia thanë se është gjetur trupi i 62-vjeçarit me inicialet Ll. B.

Ky i fundit ishte shpallur i humbur një ditë më parë.

Familjarët janë shprehur se ai vuante nga problemet mendore.

Njoftimi paraprak i Policisë së Beratit:

Më datë 10.12.2017, ora 11:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Kozare, Kuçovë është gjetur i pa jetë në kanal një shtetas.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi  hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku konstatuan se shtetasi Ll. B., 62 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ndodhej i pa jetë në një kanal kullues.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Për këtë shtetas në datë 09.12.2017 është bërë denoncim në polici nga familjarët e tij për largim nga banesa.

Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi Ll. B vuante nga probleme mendore.  

Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco