Ekzekutimi i Ndokës, ja dyshimet e para të grupit hetimor…

Ekzekutimi i Ndokës, ja dyshimet e para të grupit hetimor…

08:55, 09/12/2017
A+ Aa A-

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u ekzekutua rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Ndoka, këshilltar bashkiak, mësohet se ishte i vetëm në makinë, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga familjarë të tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur të mbledhë informacionet e para në lidhje me të.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se nga pyetjet që i janë bërë banorëve të zonës, mësohet se nuk janë dëgjuar krisma armësh, çka ka ngritur dyshimet se ekzekutimi është kryer me një armë me silenciator.

Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat  e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, përmes të cilave pritet të hidhet më shumë dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur me 48-vjeçarin, që ishte edhe këshilltar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Trupi i pajetë i Ndokës u gjet në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco