VIDEO/ Nuk largohemi nga banesa, por në fund dorëzohet çifti i të moshuarve…

VIDEO/ Nuk largohemi nga banesa, por në fund dorëzohet çifti i të moshuarve…

10:05, 03/12/2017
A+ Aa A-

Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë sot për t’u ardhur në ndihmë një çifti të moshuarit në Darëzëzë.

Ndonëse si fillim familja nuk pranoi të evakuohej, kanë qenë vetë burrë e grua që kanë njoftuar policinë, duke kërkuar kështu ndihmë pasi banesa e tyre ishte nën ujë, raporton BË. Ka qenë një zjarrfikëse që i ka ardhur në ndihmë çiftit, i cili tashmë iu ‘dorëzua’ thirrjeve të autoriteteve për evakuim.

Gjithashtu katër persona janë shpëtuar në aksin rrugor Novoselë-Ura e Mifolit, ndërsa janë evakuar me gomone nga FNSH.

“Një grup i specializuar i Forcave të FNSH-së Shkodër i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, shpëtuan 4 shtetas të bllokuar nga ujërat, në aksin rrugor Novoselë – Ura e Mifolit”, thuhet në një njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco