FOTO/ Identifikohet njëri nga të rinjtë që plagosi mbrëmë policin. Ja emri

FOTO/ Identifikohet njëri nga të rinjtë që plagosi mbrëmë policin. Ja emri

16:06, 29/11/2017
A+ Aa A-

Daniel Manushi është 23-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes së policit të komisariatit nr 1, Ermal Bregu mbrëmjen e së martës në zonën e njohur si “Parku ” në kryeqytet.

I riu figuron kontigjent kriminal sipas informacioneve që posedon policia e Tiranës, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i cili dyshohet ta ketë ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja pas plagosjes që ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Ndërkohë efektivi i plagosur Ermal Bregu i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në deklarimet e para është shprehur se konflikti ka nisur për motive banale. 33-vjeçari është banor i zonës dhe në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.

Po sipas burimeve policore autori Daniel Manushi njihet si tip problematik dhe më herët ka patur ankesa nga banorët e tjerë të zonës në drejtim të tij. Policia e Tiranës është ende në kërkim të të riut i cili rezulton me nënshtetësi gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe hërë pas here udhëtonte drejt këtij vendi. /Tch

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco