FOTO/ Ja kush është polici që u qëllua me armë zjarri në Tiranë. Çfarë dihet deri tani

FOTO/ Ja kush është polici që u qëllua me armë zjarri në Tiranë. Çfarë dihet deri tani

22:25, 28/11/2017
A+ Aa A-

Personi që shihni në fotografi është Ermal Bregu, rreth 33 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Image

Dinamika

Rreth orës 19.35, një telefonatë ka dhënë alarmin në sallën operetave të policisë: Në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Kongresi i Lushnjës", tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, punonjës policie i Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë,  ka debatuar me dy shtetas. Të tre janë banorë në lagjes, sqaron Policia në komunikatën zyrtare lidhur me rastin.

Efektivi ka qenë jashtë orarit të shërbimit kur ka ndodhur ngjarja.

Në konflikt e sipër njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur Bregu. Burime thanë se është qëlluar në bark. 

Image

Ai u dërgua në spitalin e Traumës dhe është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas burimeve spitalore, efektivi është jashtë rrezikut për jetën.

Vendi ku ndodhi plagosja njihet edhe si “zona e Emiljano Shullazit”, ndërsa po hetohet nëse personat që qëlluan efektivin kanë lidhje me të. 

Motivi

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve, njofton policia.

“Jemi shumë afër zbardhjes”, tha për gazetarët nga vendi i ngjarjes kreu i Policisë së Tiranës.

Ardi Veliu shtoi se plagosja nuk ka lidhje me detyrën dhe bëhet fjalë për një konflikt të çastit.

Djegia e makinës

Mësohet se edhe para dy vitesh, efektivit të policisë i kanë djegur makinën tip ‘Humer’ para shtëpisë gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/11/2017 06:30

Efektiv policie me makinë 100.000 $ ?!!? Moj kasolle që na mblodhe! Populli s'ka të hajë. Çfarë m....n kërkoni të zbardhni në zonën e Shullazit? Korleone në qendër të Tiranës. Policia që duam, me Humer personal. Nuk duhet të çuditemi me Audin e Saje Qorrit.

fery28/11/2017 23:00

Sa me shume shqiptaret te acarrohen ne mese veti dhe te konfliktohen ( per motive te ndryshme ) ata ma larg ata do te jene idese se tyre te bashkimit mese veti kurse , motivet per tu acarruar dhe qeruar hesapet ne mese tyre ne mund ti krijojme edhe artificialishte , shkruan media ruse"Sputnik"dhe vazhdon , se krijimi i situatave konflikuoze ne mes shqiptareve, eshte rasti i fundit i dominimit serb ne ballkan Tani shifni cfare po ndodhe ne Shqiperi ne mes shqiptaresh, cfare po ndodhe ne Kosove , ne Maqedoni ..etj dhe lexoni cfare shkruan " Sputnik " per shqiptaret.Ate cfare shkruan Sputnik.... ajo po ndodh ne vendet ku jetojne shqiptaret ...!!

Shto koment

Denonco