Nga urdhër-arrestet tek dekonspirimi e arratisjet e 4 ish-zyrtarëve të Policisë. Kush i informoi?

Nga urdhër-arrestet tek dekonspirimi e arratisjet e 4 ish-zyrtarëve të Policisë. Kush i informoi?

11:27, 23/11/2017
A+ Aa A-

Katër ish-zyrtarë, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë arratisur, duke mos u arrestuar pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si të lidhur me dosjen ‘Habilaj’.

As Jaeld Çela, as Sokol Bode, as Gjergji Kohila nuk kanë imunitet si ish-ministri i tyre, Saimir Tahiri. Ata janë zhdukur nga qarkullimi dhe nuk kanë pritur që ish-vartësit e tyre tu trokasin në derën e shtëpisë për ti arrestuar dhe dërguar para drejtësisë, pikërisht për tu përgjigjur për lejimin e trafikut të drogës.

Por çfarë ndodhi gjatë ditës së djeshme?  

Që në orët e para të mëngjesit prokuroria e Krimeve të Rënda nxori 4 urdhër-arrestet, por këtë herë policia i mori me avash punët. Duke qenë se bëhej fjalë për zyrtarë të Policisë, urdhër-arrestet u dërguan në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Drejtuesit e këtij institucioni duket se nuk e kishin ndërmend që ti ekzekutonin shpejt e shpejt. Duke i njohur të 4 personat që duhej të ishin arrestuar, ata nuk kanë lëvizur deri pasdite.

Mësohet se ka pasur një përplasje te fortë mes policisë dhe prokurorisë pikërisht për ekzekutimin e arrestimeve. Gjatë kësaj kohe, duket se ka pasur rrjedhje të mjaftueshme informacioneve dhe njoftimin e 4 zyrtarëve të lartë.

Ata patën kohë që të arratiseshin, të largoheshin për të humbur gjurmët dhe për të mos u gjetur.

Gjatë mbrëmjes lajmi për urdhër-arrestet dhe faktin se policia nuk i kishte ekzekutuar ata, u publikua fillimisht nga SYRI.net, e më pas nga mediat e tjera.

Besohet se të 4 ish-drejtuesit e lartë të policisë janë jashtë Shqipërisë, ndërsa ndaj tyre është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar kërkimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t23/11/2017 12:02

le te rrine me frike gjithe jeten se do kaoen nje dite

Shto koment

Denonco