VIDEO/ Grushta për autobusin: Shoferi rreh babanë që çonte vajzën në klasën e parë

VIDEO/ Grushta për autobusin: Shoferi rreh babanë që çonte vajzën në klasën e parë

09:19, 23/11/2017
A+ Aa A-

Mëngjeset në Tiranë nuk janë gjithmonë romantike dhe të ngrohta, sa mund të përshkruhen në filma apo në emisione të ndryshme televizive.

Shpesh janë të vrullshme, të furishme, të nxitimta e duhet të ikësh me vrap për të kapur orarin e punës apo edhe orën e parë të mësimit. Ndonjëherë të duhet të përballesh edhe me radhët e gjata në stacionin e autobusëve, por ka edhe raste të tjera, ku si të mos mungonte vonesa për në vendin ku duhet të mbërrish në pikë të mëngjesit, duhet të zihesh edhe me shoferin e autobusit apo faturinon.

Kjo ka ndodhur mëngjesin e sotshëm me një prind, i cili nxitonte të dërgonte të bijën në shkollë. E vogla, siç raportojnë mesazhdërguesit pranë JOQ.al, shkon në klasë të parë dhe çdo ditë i ati nxiton ta hipë në autobus, për ta dërguar në destinacion.

Mëngjesin e sotshëm, shoferi i linjës Stacioni i Trenit-QendërTeg, gjithmonë sipas raportimeve të qytetarëve, nuk ka pranuar t'i hapë derën dhe të lejojë të voglën të hipë në autobus.

Kjo e ka nxehur babanë e saj, i cili ka ngulmuar, por me sa duket, shoferi i automjetit të kësaj linje, ka qenë i zgjuar keq, ose e ka pickuar miza dhe është çuar nga vendi i tij, duke i lënë shumë qytetarë të tjerë të presin, e i është turrur burrit, duke u zënë me të në sy të fëmijës së vogël.

E gjithë skena e grushteve e shqelmave mes dy burrave është parë nga vogëlushja që ndjek klasën e parë.

Nuk besojmë se ka vend për të bërë moral dhe se fjalët janë të tepërta, por në fund të fundit, nëse ju do të ishit në vend të  këtij prindi, apo të atyre udhëtarëve, ç'mendim do të kishit për këtë shofer? P.S. mos harroni se edhe ai mund të jetë prind, mund të ketë kaluar një natë të keqe apo të ketë probleme të tjera. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar23/11/2017 11:18

Nje here me ndodhi me nje tip si ky shoferi,polici ma hoqi nga dora,se deshe e mbyta plehren...

Toni23/11/2017 09:41

O Zot, cfare skandali. Del babai i shkrete, te nisi femijen ne shkolle dhe ndeshet ne rruge me lloj lloj plehrash, qe nivelin kafsheror te tyre, e shfryjne me grushta e shkelma. Sado i shqetesuar te jete, shoferi eshte ne sherbim te qytetarit, i cili e paguan kete sherbim. Plehra maskarenj, ordinere, te lidhur ngushte me hajdutet e xhepave, pianece, te papergjegjshem.... Nje tufe e madhe funderinash e maskarenj, jane shoferet dhe fatorinot e autobuseve urbane.

Shto koment

Denonco