Denoncimi/ Ja dy dosjet e drogës që mbajnë peng Ramën me Tahirin…

Denoncimi/ Ja dy dosjet e drogës që mbajnë peng Ramën me Tahirin…

23:38, 22/11/2017
A+ Aa A-

Janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Deklarata e fortë është bërë nga gazetari Basir Çollaku në studion e Oraneës, ku ai përmendi aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë.

“Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë.

Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon  krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar...kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve”, tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco