FOTO/ Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit Habilaj. Emri

FOTO/ Italia kërkon ekstradimin e financierit të grupit Habilaj. Emri

16:11, 21/10/2017
A+ Aa A-

Drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti, i cili është pjesë e grupit kriminal të drogës të drejtuar nga Mosisi Habilaj. Seiti u arrestua dy ditë më parë gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës.

Sipas drejtësisë italiane, shtetasi Nazer Seiti, luante dhe rolin e financierit në fupin e strukturuar të drogës.

Kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e Seitit do të shqyrtohet të dielën në gjykatën e krimeve të rënda ku po ashtu do të vlerësohet dhe masa për Armando Kocerrin të arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tij u gjetën 4 ton kanabis. Të dy të arrestuarit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për hetuesit në lidhje me aktivitetin e tyre kriminal ndërsa mbahen të izoluar në drejtorinë e policisë tiranë.

Në rast ekstradimi të Seitit në Itali, ai do tu bashkëngjitet dhe pjesës tjetër të të pandehurve, ku mes tyre është dhe drejtuesi i grupit Moisi Habilaj.

Ndërkohë ende në kërkim me kërkesë të Italisë në territorin shqiptarë janë Artan dhe Florjan Habilajt, vëllezër të Moisi Habilajt.

Artan Habilaj është personi që bleu automjetin e ish ministrit Tahiri ndërsa Florjan Habilaj është i përgjuar nga autoritetet italiane si personi që kujdesj për aktivitetin kriminal të grupit në shqipëri dhe njihej me emrin “Lolo”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco