Përgjimet të reja/ Habilaj: Vetëm atletet i bleva 320 euro te ‘Hugo Boss’

Përgjimet të reja/ Habilaj: Vetëm atletet i bleva 320 euro te ‘Hugo Boss’

19:53, 20/10/2017
A+ Aa A-

Përgjimet e autoriteteve italiane tregojnë luksion e anëtarëve dhe fitimet e mëdha e organizatës së drogës së drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Një nga përgjimet në makinën e Moisi Habiljat, mes tij dhe anëtarit të bandës së tij të trafikut Eneo Sulaj, nxjerrin në dritë disa nga shpenzimet aspak modeste që ata bënin për veshje.

Përgjim i datës 10.01.2014, ora 10:54

Dëgjohet të hapet dera e makinës. Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke. Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss. Moisi thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm atletet i ka blerë 320 euro.

...

Më pas Moisi komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.

Moisi: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…

Eneo: I shiste, apo… Moisi: jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta çoje në të sëmës, profesion kishin grabitjet, bankat…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco