Sekuestrimet e drogës në jug të Italisë, trafikantët shqiptarë drejtohen nga brigjet veriore

Sekuestrimet e drogës në jug të Italisë, trafikantët shqiptarë drejtohen nga brigjet veriore

11:38, 20/10/2017
A+ Aa A-

Operacionet e vazhdueshme anti-drogë përballë brigjeve të Puglia i kanë shtyrë trafikantët e drogës nga Shqipëria që të ndryshojnë rrugë, duke e drejtua bashing më lart nga veriu.

Hetuesit nga Ferrara, pas sekuestrimit të sasisë rekord prej dy tonësh marijuanë, u janë kthyer një serie operacionesh për të hedhur dritë mbi një organizatë kriminale me elementë nga Salento dhe Shqipëria që kishin riaktivizuar kanalet e vjetër të kontrabandës së cigareve, duke kaluar lumenj marijuane ndër to. Nga fillimi i këtij viti, sekuestrimet e bëra në plazhet e Brindisit dhe të tjera direkt në det, përballë brigjeve brindizine dhe në veri të Lecces, kanë bllokuar tre tonë e gjysmë drogë, me vlerë rreth 35 milionë euro. Në një rast është gjetur edhe një kallashnikov e 119 fishekë.

Sipas dinamikës së evidentuar nga hetuesit puljezë, ish-kontrabandistëve puljezë u ishte caktuar detyra e drejtimit të varkave të vogla e të shpejta që përshkojnë Adriatikun dhe detyra vëzhgimi. Italianët duhej edhe të ruanin drogën, duke e fshehur në gropa pranë plazheve të zbarkimit, për t’ua dorëzuar më pas shqiptarëve që kryenin funksionin e korrierit dhe të shpërndarësve. Sekuestrimet janë shoqëruar shpesh edhe me pranga. Në fund të korrikut, në Lecce ishin arrestuar 14 persona.

Organizatat i drejtohen veriut? Në Silvi, provinca e Teramo, sërish në korrik, stuhia nxori në plazh një ngarkesë marijuane të ngjashme me atë të sekuestruar në Ferrara. Dhjetëra pako marijuane u shtynë nga rrymat në bregun e Porto Recanati, pranë Perugias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco