Dosaj Habilaj - ‘Maloku nga Laçi’, ‘Llupësi’ e ‘Kusari’/ Nofkat që përdornin trafikantët

Dosaj Habilaj - ‘Maloku nga Laçi’, ‘Llupësi’ e ‘Kusari’/ Nofkat që përdornin trafikantët

20:43, 18/10/2017
A+ Aa A-

Dosja hetimore italiane ndaj Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë e italianë zbardhin të tjera detaje për grupin kriminal të përfshirë në narko-trafik.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorë të tij në grupin e trafikimit të drogës kanë përdorur nofka dhe pseudonime në komunikimet mes tyre.

Kështu ,në materialin voluminoz prej 416 faqesh, Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja” nga të akuzuarit. Në të tjera përgjime, të dyshuarit i referohen atij edhe me emrin “Sabi”.

Ndryshe ka qenë nofka e një tjetër personi, për të cilin duket se kanë luajtur rol karakteristika fizike të tij. Ai identifikohet nga të dyshuarit si “vetlla”. Sipas hetuesve të vendit fqinj, me këtë emër njihej shtetasi Italian Salvatore Marleta.

I çuditshëm ka qenë pseudonimi i përdorur herë pas herë për shqiptarin e hetuar, Maridian Sulaj. Në bisedat mes të bashkëakuzuarve, ai identifikohej si “Varri”.

Për vlonjatin Florian Habilaj, hetuesit italianë janë kujdesur të shënojnë për çdo rast që ai njihej si “Lolo”. Për shqiptarit tjetër të akuzuar, Fatmir Minaj, në disa raste personat e përfshirë në trafik i referoheshin si “Çaku”.

Një tjetër nofkë e përdorur nga personat e përgjuar është “Maloku”. Madje, disa herë ai saktësohej edhe si “Maloku nga Laçi”.

Nofka të tjera të përdoruara nga grupi ishin dhe "llupësi", "maloku", "trashaluqi", "kusari", etj.

Sipas dosjes, personi që identifikohej nga të tjerët në këtë formë ishte Erson Zhuka, që sipas italianëve ushtron aktivitetin e tij në Ragusa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco