‘Sa herë vinte në Vlorë, Tahiri drekonte me Habilajt’

‘Sa herë vinte në Vlorë, Tahiri drekonte me Habilajt’

22:45, 17/10/2017
A+ Aa A-

“Kur isha unë në detyre, sa herë vinte në Vlorë (Saimir Tahiri) hante drekë me ta (Habilajt).

Deklarata e fortë është bërë nga Dritan Zagani, ish drejtues i Policisë në Vlorë, në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Zagani u pyet nëse ka pasur dijeni nëse gjatë kohës që ai shërbente në Vlorë, ish ministri në detyrë i asaj kohe Saimir Tahiri, takohej me Habiljat, dy prej të cilëve, sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, janë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës, që trafikonte drogë në sasi të mëdha nga Shqipëria në Itali.

Dhe Zagani u përgjigj:

“Kur isha unë në detyre, sa herë vinte në Vlorë hante drekë me ta”.

Ai ka shtuar se Habilajt kujdeseshin për skafin 5 apo 6 metër që ishte në pronësi të Saimir Tahirit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco