Artan Hoxha: Ja lidhja e Tahirit me trafikantin që u kap në Itali

Artan Hoxha: Ja lidhja e Tahirit me trafikantin që u kap në Itali

21:59, 16/10/2017
A+ Aa A-

Ndërsa e cilëson grupin e trafikut të drogës ku bën pjesë edhe Moisi Habilaj si mjaft të rrezikshëm e me lidhje të fuqishme në Shqipëri, aq sa Italia nuk mundi t’i arrestojë dot këtu, gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Studion e Hapur” në News 24 foli edhe për lidhjen që ata mund të kenë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hoxha iu referua deklaratës së dhënë nga Dritan Habilaj, personi që ka pranuar se i ka blerë makinën ish-minsitrit Tahiri. Sipas Hoxhës, Dritani ka pranuar se e ka pasur kushëri të largët Tahirin, po ashtu ka kushëri, siç tha ai edhe Moisi Habilajn e arrestuar sot në Itali.

“Personi i cili ka dalë publikisht është Dritan Habilaj që ka deklaruar se unë jam kushëri i Saimir Tahirit, ia kam blerë atij makinën, ia kemi lënë dy herë ta përdori dhe në rastin konkret është arrestuar Moisi Habilaj që është kushëriri i Dritan Habilaj. Vetë Tahiri ka reaguar e thotë hetimet të nxjerrin deri ku janë të përfshirë”, sqaroi gazetari Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/10/2017 07:53

Saje qorri i ka shitur veturën, pa letra/në të zezë, kushëritit kriminel Habilaj në mënyrë që ky i fundit të transportonte drogën e të kalonte kufirin në kushte sigurie (me makinën e ministrit). Për më tepër, Saje qorri e përdorte herë pas here makinën për tu dukur se ishte makina e ministrit. Kur u denoncua nga polici i ndershëm/heroi Zagami, e zboi këtë të fundit nga policia dhe tentoi ta fusë në burg, por Zagami u strehua politikisht në Zvicër. Saje qorri deklaroi se makinën e kishte shitur por nuk kishte bërë letrat për të shmangur taksat/evazion fiskal nga ministri i brendshëm. A nuk mjaftonte vetëm kaq për ta hequr nga ministër dhe deputet këtë brac/evazor fiskal? A mori pjesë Saje qorri në "antiprotestën" kundër evazionit të organizuar nga kryemonisti regjizor estrade?!?! Mendoni vallë se deri në këtë pikë jan? budallepsur organet e drejtësisë dhe të antikrimit në Shqipëri, lëre popullin që nuk egziston fare? Jo mor jo, por nuk kanë çtë bëjnë në një kohë kur krerët e qeverisë janë edhe krerët a mafjes e krimit. Nuk duan të përfundojnë si Zagami, nuk janë të gjithë heronj. Zi ma zi nuk ka si bahet o e mjera Shqipëri.

Shto koment

Denonco