Çfarë thoshte Saimir Tahiri në 2015 për kushërinjtë Habilaj. A do ta mbajë ai premtimin që ka dhënë?

Çfarë thoshte Saimir Tahiri në 2015 për kushërinjtë Habilaj. A do ta mbajë ai premtimin që ka dhënë?

19:46, 16/10/2017
A+ Aa A-

Një prej personave më të akuzuar si i lidhur me krimin nga PD-ja ka qenë Saimir Tahiri, i cili e mbajti postin e ministrit të Brendshëm deri në fillim të vitit 2017. Ai është akuzuar nga opozita për lidhjet me kushërinjtë e tij nga Vlora, Habilajt.

Ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës dhe Fierit, Dritan Zagani, deputeti Enkelejd Alibeaj e kanë denoncuar me emrat dhe fakte ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhjet e tij me Habilajt dhe përdorimin e makinës së Tahirit për të trafikuar drogë.

Akuzat e opozitës ndaj Tahirit kulmuan me publikimin e faktit se ish-ministri i kishte shitur makinën Habilajve, por nuk kishte ndryshuar pronësinë, duke i ndihmuar në trafikun e drogës.

Më 24 shtator të 2015-ës, në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Tahiri do të deklaronte përpara analistëve Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi, se Habilajt nuk kishin asnjë precedent penal dhe në rast se e kundërta do të konfirmohej nga policia, ai do të kërkonte falje publike.

“Unë do të ndihesha i goditur moralisht nëse personat në fjalë rezultojnë se ata janë trafikantë, unë do i kërkoj falje publikut, i kam shitur makinën disa trafikantëve. Do i thoja publikut kam gabuar se i kam shitur makinën disa trafikantëve”, ka deklaruar dy vite më parë Tahiri.

Në atë emision, Tahiri pranoi gjithashtu se e kishte përdorur sërish makinën ‘Audi’, pasi ua kishte shitur Habilajve, për një vizitë personale në Greqi, për të mos shpenzuar paratë e shtetit.

Sot, një prej anëtarëve të familjes Habilaj, Moisi Habilaj është arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni ku u sekuestrua drogë në vlerën e 20 milionë eurove.

Deri më tani, asnjë falje publike nuk ka patur nga ish-ministri Saimir Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco