FOTO/ Policia gjen rastësisht 109 kg kanabis të hedhur mes shkurreve

FOTO/ Policia gjen rastësisht 109 kg kanabis të hedhur mes shkurreve

13:05, 14/10/2017
A+ Aa A-

Ndonjëherë duhet edhe fati. Kështu i ka ndodhur agjentëve të antidrogës, të cilët kanë gjetur një sasi kanabisi të hedhur mes shkurreve e ferrave  në fshatin Kus të Tiranës.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 109 kilogramë, e dyshuar lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjatë ditës së djeshme shërbimet e policisë të Komisariatit numër 6, pas kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative, se në territorin e fshatit Kus, Kashar, mund të ishte fshehur apo hedhur lëndë narkotike kanabis sativa në territor të pyllëzuar kanë evidentuar dhe sekuestruar në një korije me shkurre, 109 kg lëndë narkotike drogë të pa ambalazhuar, të hedhur mes shkurreve.

‘Lënda narkotike dyshohet se është hedhur nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur këtë aktivitet kriminal’, thotë Policia e Tiranës.

Vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco