Ish banorja Bg Brother zbulon arsyen pse nuk publikon foto të djalit në rrjetet sociale

Ish banorja Bg Brother zbulon arsyen pse nuk publikon foto të djalit në rrjetet sociale

12:06, 21/04/2017
A+ Aa A-

Neda Balluku ish-banorja e Big Brother 4, gëzon një martesë të lumtur me një nga  banorët e edicionit ku ajo mori pjesë, Ogreni.

E ftuar në programin, “Mesditë” të Anila Çela Telitit, Neda foli për ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale, ndërsa zbuloi arsyen se pse ajo nuk parapëlqen të publikojë foto apo video të të birit në rrjete sociale, si Facebook, Instagram apo SnapChat.

“Unë futem tek ajo kategori prindërish që e kam siklet ekspozimin e fëmijës në rrjetet sociale për një sërë arsyesh!”, – tregon ish-banorja e Big Brother.

“Nuk e di sa ia dal mbanë, por kam një filozofi prindërimi, që mundohem të bëj zgjedhje sa më minimale për tim bir në mënyrë që ato të mëdha ai t’i bëjë kur të rritet. Një nga të cilat është edhe ekspozimi në rrjete sociale”.

“Duke qenë se jemi edhe ballkanas kemi edhe këto superticione si syri e keq e të tilla gjëra…”, – ka shtuar më tej Neda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco