FATE TE KRYQEZUARA/ Xhihani: Gylseren vajzë e lehtë, po thashë të vërtetën për të do të tundet dheu

FATE TE KRYQEZUARA/ Xhihani: Gylseren vajzë e lehtë, po thashë të vërtetën për të do të tundet dheu

18:57, 17/01/2017
A+ Aa A-

Marrëdhënia e tensionuar në jetën reale midis dy protagonistëve të serialit “Fate të Kryqëzuara” është edhe arsyeja e vërtetë e largimit të Gylseren. Tashmë dihet se roli i saj përfundon me skenën ku ajo mbetet e vrarë. Skenaristit iu desh që në episodin e 50-të të sajonte vdekjen e saj.

Problemet mes dy aktorëve duket se janë thelluar më shumë, kur sipas skenarit, çiftit i kërkohej të puthej. Erkan duket se e ka refuzuar Nyrgylin duke i thënë: Ti këtë po prisje, je gjithmonë gati për të tilla skena.

Ngjarja ka shkaktuar një debat të ashpër mes dy aktorëve. Erkan më pas ka dekaruar se ajo është një vajzë e lehtë dhe se nëse ai do të thoshte të vërtetën, do të tundej dheu, shkruan gazeta “Paloma”.

Nyrgyl është nje nga aktoret më të mira në Turqi, e njohur dhe për natyrën e saj të lirë dhe qëndrimet feministe. Ndërsa Erkani nuk i ka për herë të parë deklaratat përçmuese ndaj aktoreve femra.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco