Të privilegjuarit dhe shenjat në rrezik, Meri zbulon horoskopin e fundjavës

Të privilegjuarit dhe shenjat në rrezik, Meri zbulon horoskopin e fundjavës

17:03, 17/02/2018
A+ Aa A-

*Parashikimi Astrologjik dt 17 dhe 18 Shkurt 2018 që i paraprijnë të Hënës së Pastër.

Kjo fund jave do karakterizohet nga lidhja e vështire midis Marsit në Shigjetar dhe Neptunit në Peshk.

Me Marsin në Shigjetar do bëjmë beteja për horizonte të reja duke çliruar mundësitë tona. Do krijojmë plane, strategji në mënyrë që të njohim dhe përvetësojmë diçka që ndryshon në të dhënat tona të deritanishme.

Neptuni në të njëtën kohë krijon diçka në ambient të paqartë, të mjegullt.

Një maskë e fsheh ikonën reale të njerëzve rreth nesh apo situatave që na shqetësojnë.

Gjithsesi ne idealizojmë dhe papritur ndjehemi të tradhtuar, të zhgënjyer, dhe të zhveshur nga ëndrra.

Nëse humbim ndjenjën e së bukures dhe cilësores, ka mundësi të ndjehemi pa kurajo, pa optimizëm dhe të kemi një shije të keqe.

Nganjëherë, lufta për idealet mund të çojë në dogmatizëm dhe gabime në shtrimin e ideve.

Dashi duhet të ketë kujdes në udhëtime apo në një ndryshim që do bëjnë në jetën e tyre. Jo çdo ndryshim favorizohet apo është i duhuri.

Demi do ketë një prapaskene me një qellim, ku njerëzit që i mbështesin mund ti shesin.

Binjakët presin shume nga një takim me persona të rëndësishëm, por me sa duket jo çdo gjë mund të shkojë si e kanë ëndërruar.

Gaforrja do ketë një udhëtim pune apo një ndryshim, i cili pritet ta ngrejë me lart, por mund të rezultojë një zhgënjim.

Luani do merret me çështjet personale, erotike dhe fëmijët. Ka diçka që i prish planet dhe çështjet ekonomike.

Virgjëresha do marrë iniciativa ambicioze dhe pak eksploruese por nuk di gjej mbështetës.

Peshorja duhet të peshojë më mirë idetë dhe mundësitë për të luftuar për to, pasi realiteti e zhgënjen.

Akrepi do ëndërrojë një qëllim të lartë ekonomik, por disa rrethana nuk e lejojnë të arrijë deri të fund në një dashuri.

Shigjetari do jetë shumë impulsiv dhe me energji ne kërkim të një ndryshimi të madh. Një çështje familjare e pengon.

Bricjapi ka një fobi apo një kundërshtar shume aktiv që përpiqet ti prishë të gjitha planet.

Ujori do jetë në kërkim të një shumë të konsiderueshme të cilën mund ta arrij me ndonjë manipulim.

Peshqit jo vetëm do fantazojnë e ëndërrojnë, por edhe nëse nuk do arrijnë atë që duan, do ndjehen fitues moral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco