FOTO/ Në lidhje me bosin e njohur shqiptar? Reagon modelja Megi Ndokaj

FOTO/ Në lidhje me bosin e njohur shqiptar? Reagon modelja Megi Ndokaj

19:53, 11/12/2017
A+ Aa A-

Ditët e fundit të gjitha mediat shkruajtën se biznesmeni Fatmir Hysenbelliu ishte në lidhje me modelen Megi Ndokaj. Këto supozime erdhën nga mediat teksa bënin lidhje mes fotove që ata kishin postuar në instagram.

Mediat raportuan se Hysenbelliu ka pushuar në një hotel në Majemi dhe u ngritën supozimet se ishte së bashku me modelen shqiptare Megi Ndokaj, pasi postimet e të dyve në rrjetet sociale korrespondonin se ishin në të njëjta ambiente.

Së fundmi në një rrëfim ekzlusiv për Intv, modelja 21 vjeçare Megi Ndoj ka konfirmuar se ajo ndodhej në një ekspozitë në Majemi dhe se nuk kishte kurrfarë lidhje me biznesmenin Hysenbelliu.

Për sa i përket faktit që postimet e të dyve korrespondonin bukuroshja Megi është shprehur se ajo është thjesht një rastësi që mund të jetë komentuar ashtu si u përfol për ti dhënë një ngjyrim tjetër ngjarjes.

Më poshtë do të gjeni edhe fotografitë, të cilat u bënë shkak për dyshimet se mes tyre kishte një lidhje dashurie .

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco