Gjithmonë të rezervuar, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo japin puthjen e parë në publik!

Gjithmonë të rezervuar, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo japin puthjen e parë në publik!

12:26, 17/10/2017
A+ Aa A-

E gjitha nisi në korridoret e Top Channel, ku Bieta Sulo asokohe studente gazetarie do të takohej me moderatorin e “Top Show”, Alban Dudushin për të mos u ndarë më kurrë.

Ashtu siç rrëfejnë edhe në intervistën e tyre për Thumb, e gjitha nisi me shikim e tashmë është finalizuar me ardhjen në jetë vogëlushit Kroi Art.

Ndonëse për 11 vite bashkë, Albani dhe Bieta janë treguar të kujdesshëm për të ruajtur familjen e tyre nga syri i mediave rozë, duke ndarë me publikun vetëm ato detaje që ata vetë dëshironin.
Kurse sot, në emisionin Thumb ata i kanë hequr të gjitha!

“Është i ëmbël. Të bën të dashurohesh më fjalët që nxjerr nga goja edhe kështu ma mori mendjen duke më folur për hënën, për yjet, për meteorët”, – ka treguar Bieta kur u pyet se si ia ka fituar zemrën Albani. Kurse ky i fundit është shprehur për të njejtën pyetje: “Bieta u fut si të thuash në redaksinë e Top Show ndërkohë që ishte ende studente dhe me thënë të drejtën filloi të spikaste që atëherë përsa i pëkret propozimeve, ideve, mënyrës si diskutonte. Bënte një lloj diference me moshataret e saj. Të paktën mua më dukej kështu.”.

Por kjo nuk ka mbetur me kaq!

Pas një përballjeje alla-Thumb, “Zoti dhe Zonja Smith e Top Show” kanë ulur armët dhe kanë shkëmbyer një puthje për herë të parë në publik.

Ne urojmë që shumë shpejt, pse jo t’i shohim në një dasmë dhe me një motër për Kroi Artin. /Blitz.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco