Prekëse: Të martuar prej 75 vitesh, dy bashkëshortët shuhen në një njëjtën ditë

Prekëse: Të martuar prej 75 vitesh, dy bashkëshortët shuhen në një njëjtën ditë

09:44, 19/09/2017
A+ Aa A-

Një britanike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëshorti i saj, një  veteran kanadez,  kanë vdekur në një njëjtën ditë,  me një diferencë prej vetëm pesë orësh,  një muaj pasi festuan përvjetorin e  75-të të martesës.

“BBC” raporton se George dhe Jean Spear u takuan në 1941-sh në një sallë vallëzimi pranë Londrës, ndërsa ai ishte i vendosur në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çifti vdiq në spitalin e Otavës të premten pasi zonja Spear, tashme 94 vjeç, u shtrua për pneumoni.

Ajo u bë anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike më 2006-en, shkruan syri.net. Zonja Spear dhe bashkëshorti i saj 95-vjeçar u takuan madje edhe me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Midelton, gjatë udhëtimit të tyre mbretëror më 2011-ën.

Zoti Spear u shtrua gjithashtu në spitalin e "Queensëay Carleton" të mërkurën, një ditë pas gruas së tij, dhe raportohet se hyri në një gjumë të thellë.

Stafi i spitalit ishte përpjekur të lëvizte zotin Spear pranë gruas së tij, por ajo vdiq në mënyrë paqësore të premten pasdite.

Kjo ngjarje ka bërë buje në mbarë Britaninë e Madhe, dh qindra persona kanë marrë pjesë në homazhet e tyre./SYRI.net/

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco