Izraeli kërkon mbylljen e agjencisë së OKB-së që ndihmon miliona refugjatë

Izraeli kërkon mbylljen e agjencisë së OKB-së që ndihmon miliona refugjatë

12:37, 12/06/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje sot që të mbyllet gradualisht agjencia e OKB-së e cila  ndihmon miliona refugjatë palestinezë. Lideri izraelit e akuzon këtë agjenci për nxitje anti-izraelite.
Netanyahu ka bërë të ditur se këtë mesazhi ia ka përçuar edhe ambasadorit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Adnan Abu Hasna, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihma Humanitare dhe Punë (UNRËA) me bazë në Gaza, ka thënë se Netanyahu është duke ndjekur një fantazi. Shtetet e Bashkuara, aleati më i madh i Izraelit, ka qenë donatori ma i madh i UNRËA, me 368 milionë dollarë.

“Ka ardhur koha që UNRËA të mbyllet dhe të bashkohet me Komisionarin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë,” ka thënë Netanyahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco